Davutollu: Procesi i paqes dhe hyrje në BE deri në vitin 2023

Gjatë paraqitjes në Parlament të programit të qeverisë së tij, Kryeministri i ri turk, Ahmet Davutollu, rikonfirmoi vullnetin për arritjen sa më të shpejtë të procesit të paqes dhe për futjen e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023.

Davutollu: Procesi i paqes dhe hyrje në BE deri në vitin 2023

“Ne po zhvillojmë procesin e paqes me një vendosmëri, që do të ndryshojë fatin e vendit. Ne do të vazhdojmë përpjekjet që të gjitha segmentet e shoqërisë të marrin pjesë në këtë proces”, deklaroi Kryeministri Davutollu para Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Qeveria e Partisë AK në pushtet që prej vitit 2002 në Turqi rifilloi në vjeshtë 2012 bisedimet me kreun e burgosur të PKK-së, Abdullah Oxhalan, për t’i dhënë fund konfliktit, që ka shkaktuar më shumë se 40 mijë të vdekur që prej vitit 1984.

Për me tepër, Davutollu u shpreh se vendi mund të hyjë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023, data e 100-vjetorit të Republikës. Turqia është zyrtarisht kandidate që prej vitit 2004, por integrimi i saj është frenuar nga kundërvënia politike e shteteve si Franca dhe Gjermania.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme