Ankaraja i kërkon shpjegime zv/ambasadorit amerikan

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Ankara në lidhje me pretendimet e përgjimeve.

Ankaraja i kërkon shpjegime zv/ambasadorit amerikan

Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bylent Arënç, në deklaratën që bëri pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deklaroi se i ngarkuari me Punë i SHBA-ve në Ankara është thërritur në Ministrinë e Jashtme për sqarime për sa u takon pretendimeve rreth përgjimit të Turqisë.

Arënç theksoi gjithashtu se bisedime janë realizuar edhe me autoritetet gjermane për pretendimet në lidhje me përgjimin e Turqisë nga shërbimi informativ i Gjermanisë.

Zëdhënësi i Ankarasë zyrtare sqaroi se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, në komunikatën e tij përpara se të nisej për vizitë në Qipro, ka folur me detaje për çështjet që kanë të bëjnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se gjatë takimeve, që do të zhvillohen pas takimeve të NATO-s, do të trajtojnë hollësisht temën sesi duhet të jenë marrëdhëniet ndërmjet vendeve aleate.

Po ashtu, zv/kryeministri Arënç theksoi që meqenëse në këto pretendime përmenden edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Ankara është thirrur për t’i kërkuar sqarime i ngarkuari me punë i SHBA-ve në Turqi, pasi ambasadori i ri amerikan nuk e ka filluar ende detyrën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme