Davutollu, kryetari i ri i Partisë AK

Kryetari i dytë i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), e themeluar 13 vite më parë, është Ahmet Davutollu.

Davutollu, kryetari i ri i Partisë AK

Në Kongresin e Parë të Jashtëzakonshëm të Partisë i mbledhur të mërkurën me një pikë të vetme rend dite në sallën e sportit “Ankara Arena” u mbajtën zgjedhjet për shefin e partisë.

Ahmet Davutollu dhe Kryetari i parë i Partisë Rexhep Tajip Erdoan në sallën e sportit të mbushur plot e përplot me dhjetëra të ftuar hyrnë nën shoqërimin e duartrokitjeve të fuqishme të anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë.

Erdoan iu drejtua për herë të fundit me një fjalim anëtarëve të partisë me titullin e kryetarit.

“Sot është një ditë e re. Sot është dita kur Turqia kthehet në thelbin e saj. Sot është një ditë kur e ardhmja e Turqisë është më e qartë se kurdoherë”, u shpreh Erdoan dhe vijoi: “Mjeti për të zgjidhur çdo problem është politika. Platforma dhe bazamenti për zgjidhjen e çdo çështjeje është Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM). Një rrugë apo një metodë përveç kësaj për Turqinë as që mund të bëhet fjalë. Politika sot është në një pozicion ku e ka gjetur rrjedhën e vet”.

Si kandidat për kryetarin e ri të partisë u deklarua Ahmet Davutollu me firmat e përbashkëta të 1 mijë e 245 delegatëve.

Firmën e parë e hodhi Kryeministri Erdoan.

Para votimit Davutollu iu drejtua delegatëve me një fjalim.

“Ky nuk është një kongres lamtumire, por është kongresi i besnikërisë ndaj zotit Rexhep Tajip Erdoan”, theksoi Davutollu.

Pas fjalimit përshëndetës të Davutollusë u deklaruan përfundimet e votimit.

Dhe Ahmet Davutollu u zgjodh Kryetari i dytë i Përgjithshëm i Partisë AK duke marrë 1 mijë e 382 vota.

Pastaj Davutollu iu drejtua anëtarëve të partisë me një fjalim falënderues për herë të parë me titullin e shefit të partisë. Davutollu falënderoi të gjithë stafin dhe strukturat e Partisë AK dhe shtoi se objektivi i afërt i partisë është të sigurojnë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015 një shumicë të mjaftueshme për të bërë ndryshimet kushtetuese.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme