Erdoan zhvilloi biseda telefonike me Putin dhe Ban ki-Mun

Gjatë bisedës telefonike me Sekretarin e OKB-së, i cili e uroi për fitore në zgjedhje presidenciale, Kryeministri Erdoan bisedoi në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës

Erdoan zhvilloi biseda telefonike me Putin dhe Ban ki-Mun

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi biseda telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Mun dhe Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë bisedës telefonike me Sekretarin e OKB-së, i cili e uroi për fitore në zgjedhje presidenciale, Kryeministri Erdoan bisedoi në lidhje me zhvillimet në Rripin e Gazës.

Ndërkaq në bisedën Erdoan-Putin u ra dakord në forcimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Mun i telefonoi Kryeministrit Erdoan dhe i shprehu urimet e tij për fitore në zgjedhje.

Gjatë kësaj bisede, Kryeministri Erdoan i rikujtoi Sekretarit Ban se është e nevojshme të hiqen kufizimet ndaj Gazës, ndërsa në lidhje me vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm Erdoan tha se Turqia do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me shoqërinë ndërkombëtare.

Erdoan gjithashtu e informoi sekretarin Ban në lidhje me ndihmat humanitare që Turqia vazhdon të bëjë në Rripin e Gazës, ngritjen e spitaleve fushore dhe për projektin që synojnë sigurimin e energjisë elektrike banorëve të kësaj zone.

Gjatë bisedës bashkëbiseduesit ndanë mendimin e njëjtë për organizimin e një konference të donatorëve për ndihma Palestinës nën patronazhin e Norvegjisë.

Kryeministri Erdoan pati edhe një bisedë telefonike me Presidentin Vladimir Putin, i cili e uroi menjëherë pas fitores së tij në zgjedhje presidenciale.

Erdoan e falënderoi Putinin për urimet e përzemërta, ndërsa gjatë bisedës u vu theksi në rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Putin e siguroi Kryeministrin Erdoan se gjatë mandatit të tij si president marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen edhe më shumë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme