Erdoan dhe Davutollu punojnë mbi hartën e re rrugore të partisë

Erdoan dhe Davutollu më pas kaluan në rezidencën e kryeministrisë dhe këtu vazhduan punimet mbi hartën e re rrugore të Partisë AK.

Erdoan dhe Davutollu punojnë mbi hartën e re rrugore të partisë

Erdoan (Erdoğan) dhe Davutollu (Davutoğlu) janë duke punuar mbi hartën e re rrugore

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i zgjedhur për presidentin e 12-të të Republikës së Turqisë, dje namazin e xhumasë e fali së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutollu.

Erdoan dhe Davutollu më pas kaluan në rezidencën e kryeministrisë dhe këtu vazhduan punimet mbi hartën e re rrugore të Partisë AK.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, i cili namazin e xhumasë e fali në xhaminë e Haxhi Bajram Veliut në Ankara, në dalje së bashku me kandidatin për kryetarë të Partisë AK dhe për kryeministër të ardhshëm, ministrin aktual të jashtëm, Ahmet Davutollu hasi në interesim të madh të qytetarëve.

Në mbledhjen e mbajtur pas namazit të xhumasë që zgjati 5 orë, morën pjesë edhe disa ministra të kabinetit.

Në këtë mbledhje u bisedua në lidhje me hartën e re rrugore të partisë AK.

Është përcaktuar edhe programi i parë që do të realizoj Presidenti i 12-të Rexhep Tajip Erdoan pas daljes së tij në Pallatin Presidencial Çankaya.

Vizita e parë jashtë shtetit, e Erdoan në cilësinë e presidentit do të realizohet më 1 shtator në Republikën Turke të Qipros së Veriut, ndërsa vizita e dytë do të jetë më 3 shtator në Azerbajxhan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme