Turqia përgënjeshtron lajmet mbi Tyrben e Shah Sulejmanit

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka përgënjeshtruar dhe reaguar ashpër ndaj pretendimeve se Turqia do ti japë ISID-it Tyrben e Shah Sulejmanit në shkëmbim të personelit të Konsullatës së Përgjitshme të Mosullit, që janë rrëmbyer dhe mbahen peng.

Turqia përgënjeshtron lajmet mbi Tyrben e Shah Sulejmanit

“Pretendimi i hedhur është një shembull i pavend dhe i papërgjegjshëm. Abuzimi me sigurinë kombëtare dhe jetën e nënshtetasve tanë është i papranueshëm dhe nuk është një sjellje që mund të trajtohet në kuadër të lirisë së medias” shkruhej në komunikatën ministrisë së jashtme turke.

Ministria e jashtme bëri të ditur gjithashtu se të gjitha institucionet përkatëse janë duke punuar njëkohësisht për të siguruar kthimin sa më parë në atdhe të personelit të konsullatës.

Tyrbja dhe rajoni i policisë së Shah Sulejmanit, është i vetmi territor që i takon Turqisë, por që ndodhet jashtë kufijve të saj, dhe mbrohet nga ushtarët turq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme