Davutollu, kryeministri i ri i Turqisë

Ahmet Davutollu është kandidati i Partisë AK për postin e kryetarit dhe kryeministrit të ri të Turqisë.

Davutollu, kryeministri i ri i Turqisë

Dje e gjithë vëmendja ishte përqendruar në selinë e Partisë AK.

Sepse Komiteti Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv dje u mblodh për të përcaktuar emrin e ri që do të drejtojë partinë pas zgjedhjes së Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan Presidenti i 12-të i vendit në raundin e parë të 10 gushtit.

Në mbledhje u diskutua procesi i konsultimit që kishte dy javë që vazhdonte në të gjitha instancat e partisë.

Vlerësimet e deputetëve, kryetarëve të degëve dhe strukturës së partisë u trajtuan një e nga një.

Mbledhja historike e Komitetit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv të Partisë AK zgjati rreth 3 orë.

Emrin e Davutollusë e deklaroi Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Në fjalën e tij Erdoan tha se “emri që do të hyjë si kandidat për kryetar i Partisë AK në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet më 27 gusht është Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu”.

Në fjalën e tij Erdoan vuri theksin në kushtetutën e re dhe procesin e zgjidhjes.

Përgatitja e një kushtetute të re është një nga çështjet më prioritare të Turqisë, u shpreh Erdoan duke shprehur bindjen se të njëjtin sensibilitet ndaj këtyre çështjeve do të tregojë edhe Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme