MPJ turke hedh poshtë pretendimet e medias gjermane

Ministria e jashtme turke hodhi poshtë pretendimet sikur avionët gjermanë nuk janë lejuar të përdorin aeroportin ushtarak në İnxhirlik të Turqisë.

MPJ turke hedh poshtë pretendimet e medias gjermane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Tanju Bilgiç në një komunikatë me shkrim për mediat tha se kërkesat, që kanë marrë në lidhje me kalimet transit në hapësirën ajrore të Turqisë dhe përdorimin e aeroporteve turke për ulje-ngritje për aeroplanët që transportojnë ndihma humanitare në rajon në kuadër të situatës aktuale në veri të Irakut, janë vlerësuar pozitivisht dhe jemi përpjekur që t’u kthejmë sa më shpejt përgjigje.

“Njoftimet që zënë vend në mediat gjermane kinse avionëve gjermanë nuk është lejuar të përdorin aeroportin e bazës ajrore në Inxhirlik nuk reflektojnë të vërtetën”, thuhet në komunikatën me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme