Davutollu, kandidati për Kryeministrin e ri të Turqisë

Shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutollu është ai që do të zëvendësojë kryeministrin e suksesshëm Rexhep Tajip Erdoan, i cili në zgjedhjet e 10 gushtit u zgjodh Presidenti i 12-të i Turqisë.

Davutollu, kandidati për Kryeministrin e ri të Turqisë

Emrin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu si pasardhës të tij Kryeministri në detyrë Rexhep Tajip Erdoan sapo e deklaroi në fjalën që mbajti pas mbledhjes së Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv (MYK) të Partisë AK, zhvilluar sot pasdite në selinë e partisë në Ankara.

Erdoan theksoi se procesi për përcaktimin e kryetarit të ri të partisë, që do të jetë njëkohësisht edhe kryeministri i ri i vendit ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës duke u shtrirë deri në bazë të partisë AK, të cilën ai e cilësoi si një familje shumë të madhe në Turqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme