Davutollu bisedon me Steinmeier për skandalin e përgjimeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu tha se askush nuk do ta shikojë Turqinë si një vend objektiv për sa i takon aktiviteteve të shërbimit informativ.

Davutollu bisedon me Steinmeier për skandalin e përgjimeve

"Për të konfirmuar vërtetësinë e këtij lajmi ne kemi ndërmarrë iniciativa pranë autoriteteve gjermane. Në këtë kontekst është thirrur për shpjegime në ministri ambasadori gjerman në Ankara, kurse në mbrëmje kam realizuar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjernanisë, Steinmeier", sqaroi shefi i diplomacisë turke.

"Zotit Steinmeier i komunikova sinqerisht se në qoftë se pretendimet do të dalin të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një ngjarje të papranueshme dhe që nuk i ka hije marrëdhënieve ndërmjet dy aleatëve", nënvizoi Davutollu.

"Në këtë bisedë telefoni Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë më bëri me dije se pretendimet në fjalë janë duke u hetuar", sqaroi Davutollu dhe vijoi: “Së bashku arritëm në një konsensus të tillë. Shefi i shërbimeve sekrete gjermane brenda një kohe sa më të shkurtër do të takohet me nënsekretarin e Shërbimit Informativ Kombëtar turk (MIT) dhe do të bëjë shpjegime të gjera në lidhje me pretendimet në fjalë. Ne si Turqi çështjen do ta vlerësojmë pasi të kemi marrë një shpjegim të tillë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme