Turqia kërkon shpjegime nga Gjermania për përgjimet

Ambasadori gjerman në Turqi, Eberhard Pol, u thërrit sot për shpjegime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila bëri edhe një komunikatë me shkrim ku theksoi se një veprim i tillë është i papranueshëm” dhe do të dëmtojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Turqia kërkon shpjegime nga Gjermania për përgjimet

Ambasadori gjerman në Turqi, Eberhard Pol, u thërrit sot nga ministri turk i Punëve të Jashtme, i cili do t’i shprehë shqetësimin e Ankarasë pas informacioneve për përgjim të Turqisë nga Gjermania, njoftoi një diplomat turk.

“Ambasadori u thërrit sot në mëngjes për sa i përket informacioneve të shfaqura në median gjermane. Ne do t’i shprehim shqetësimin dhe zemërimin tonë”, deklaroi ky diplomat që preferoi të mos identifikohet.

Në botimin e së dielës, revista gjermane “Der Spiegel” raportoi se “shërbimet sekrete gjermane kishin përgjuar të paktën një herë një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe se mbanin nën përgjim prej vitesh Turqinë”.

E përjavshmja thekson se qeveria gjermane i ka kërkuar shërbimeve sekrete, prej vitit 2009, të përgjojnë Ankaranë, partëneri i saj në NATO.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme