Publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ kandidati i përbashkët i partive opozitare, Ekmeleddin Ihsanollu mori 38,44% të votave ndërsa Selahattin Demirtash 9,76% të votave.

93030
Publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale

Janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Sipas këtyre rezultateve Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në këto zgjedhje fitoi 21 milionë e 143 mijë vota gjegjësisht 51.79% të votave dhe kështu u zgjodh për presidentin e 12-të të Turqisë.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ kandidati i përbashkët i partive opozitare, Ekmeleddin Ihsanollu mori 38,44% të votave ndërsa Selahattin Demirtash 9,76% të votave.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare kryetari i KQZ, Sadi Gyven i dorëzoi Kryeparlamentarit Xhemil Çiçek certifikatën e përgatitur në emër të Rexhep Tajip Erodan.

I zgjedhur për president, Rexhep Tajip Erdoan do të jap betimin në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë më 28 gusht kur edhe skadon mandati i Presidentit Abdullah Gyl.

Më pas Erdoan në Pallatin Presidencial Çankaja do të marr në dorëzim detyrën nga Presidenti


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme