Davutollu: Gati të plotësojmë nevojat e jazidistëve të Irakut

Shefi i diplomacisë turke i ka uruar shërim të shpejtë deputetit të minoritetetit jazidi në Irak, Vijan Dahil, i cili është plagosur në aksidentin me helikopter në Malin Sinxhar dhe më pas është transferuar për trajtim mjekësor në Stamboll.

Davutollu: Gati të plotësojmë nevojat e jazidistëve të Irakut

Siç shkruan në llogarinë zyrtare të tij në rrjetin social “Twitter”, Davutollu ka realizuar një bisedë telefonike me deputetin Vijan Dahil.

Ministri Davutollu, në mesazhin e sipërcituar, thekson se “qëndrimi i Turqisë për çështjet humanitare është i qartë; kur bëhet fjalë për drejtësi, ne ua zgjasim dorën të gjithëve pa bërë kurrfarë dallimi etnik”.

“Po ashtu, jemi gati që të japim çdolloj ndihme për të plotësuar nevojat e komunitetit jazidi”, shkruan Davutollu në “Twitter”.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, priti sot ish-kryetarin e Këshillit të Përfaqësuesve të Irakut, Usama an-Nuxhajfi.

Takimi u zhvillua në rezidencën e Ministrisë së Jashtme pa praninë e mediave, të cilat u lejuan të filmojnë vetëm për pak minuta.

Bëhet e ditur se në këtë takim, që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, janë marrë në shqyrtim zhvillimet e fundit në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme