Turqia i propozon OBI-it një plan me 7 pika për Gazën

Turqia vazhdon të luajë një rol aktiv për ti dhënë fund gjakderdhjes në Gazë dhe për të fashuar plagët e palestinezëve.

Turqia i propozon OBI-it një plan me 7 pika për Gazën

Bota islame u mblodh edhe një herë për ti dhënë fund gjakderdhjes në Gazë.

Në takim u bisedua për përpjekjet që armëpushimi të kthehet në një armëpushim të përhershëm dhe u shqyrtuan gjithashtu edhe temat e dërgimit të ndihmave humanitare në Gazë si dhe nxjerrja e të plagosurve nga rajoni me qëllim kurimi.

Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu në këtë kuadër, deklaroi propozimin prej 7 pikash.

Disa nga pikat që përmbante ky propozim janë: ndihmat humanitare, armëpushim i qëndrueshëm, punimet në infrastrukturë, ndjekja e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, mbështetja qeverisë palestineze të pajtimit, njohja e shtetit palestinez në platformën ndërkombëtare si dhe rilindja e shtetit të Palestinës.

Davutollu, u shpreh se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për dërgimin e ndihmave për palestinezët.

“Turqia është mobilizuar dhe vënë në veprim me të gjitha institucionet e saj, duke filluar nga Gjsymëhëna e Kuqe turke (Kızılay), Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Agjencia pranë Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) dhe Ministria e Shëndetësisë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme