Turqia e kënaqur me mandatimin e al-Abadit për krijimin e qeveri

Presidenti i Irakut, Fuad Masum detyrën për krijimin e qeverisë së re ia dha Haydar al Âbâdi dhe kjo është pritur me kënaqësi dhe është cilësua si një zhvillim i rëndësishëm nga ana e Turqisë.

Turqia e kënaqur me mandatimin e al-Abadit për krijimin e qeveri

Presidenti irakian, Fuad Masum, ngarkoi zyrtarisht eksponentin shiit, Haydar al-Abadi, për formimin e qeverisë së re irakiane.

Në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një komunikatë, përmes të cilës bëri të ditur se “Arritjen në fazën e formimit të një qeverie të re, Turqia e sheh si një përparim drejt zgjidhjes së krizës pa penguar procesin politik.

“Jemi të kënaqur nga hapat që janë hedhur në drejtim të fazës për krijimin e qeverisë së re”, thotë komunikata.

“Krijimi i qeverisë me një botëkuptim që përfaqëson të gjitha palët e vendit, do të sigurojë tejkalimin e krizës në vend dhe që ndikon të gjithë rajonin” thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme