Sot mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Mbledhja do të jetë edhe në cilësinë e lamtumirës për komandantin e xhandarmerisë, gjeneral armate Joryk.

Sot mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Sot mbahet mbledhja e zakonshme e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për muajin gusht.

Në këtë mbledhje, që do të kryesohet për herë të fundit nga Presidenti në ikje Abdullah Gyl, në cilësinë e Kryeministrit për herë të fundit do të marrë pjesë edhe Rexhep Tajip Erdoan, i cili në zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit u zgjodh në postin e Presidentit të 12-të të Turqisë.

Mbledhja do të jetë edhe në cilësinë e lamtumirës për komandantin e xhandarmerisë, gjeneral armate Joryk, i cili do të pensionohet në ditët e ardhshme.

Gjenerali Servet Joryk më 30 gusht do t'ia dorëzojë detyrën gjeneralarmate Abdullah Ataj.

Pritet që në mbledhje krahas kërcënimit të ISID-it në Irak dhe situatës aktuale të turkmenëve në këtë vend, të bisedohet edhe në lidhje me punimet e ristrukturimit të forcave të armatosura të Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme