Vëzhguesit ndërkombëtar filluan me publikimin e raporteve të tyr

Delegacioni i TURKPA-s raportin e saj e publikoi në Parlamentin turk.

Vëzhguesit ndërkombëtar filluan me publikimin e raporteve të tyr

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet presidenciale në Turqi edhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë filluar të publikojnë raportet e tyre.

Misioni Ndërkombëtar i Vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turqishtfolëse, TURKPA, raportin e saj në lidhje me zgjedhjet e publikoi në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë.

Kryetari i delegacionit të TURKPA-s, Nizami Xhaferov, deklaroi se procesin e votimit e kanë monitoruar në zonën e 4-të zgjedhore të Ankarasë.

Xhaferov tha se procedura e votimit u organizua në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare ndërsa procesi i votimit në vendvotime kaloi në mënyrë të qetë.

Zgjedhjet e para presidenciale në Turqi që për herë të parë në histori u votuan nga ana e popullit të mbajtura më 10 gusht 2014 kanë qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, tha Xhaferov ndërsa shprehu dëshirën që këto zgjedhje të jenë të dobishme për Turqinë dhe botën turke.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme