Erdoan: Do të jem presidenti i 77 milionëve

Në fjalimin tradicional që mbajti në ballkonin e selisë së Partisë AK Presidenti i 12-të i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, ku premtoi se do të jetë presidenti i të gjithë shtetasve.

Erdoan: Do të jem presidenti i 77 milionëve

“Në emër të Turqisë dhe popullit tonë po përjetësojmë të gjithë së bashku një Fatiha të bekuar, pra një përurim të bekuar”.

Me këto fjalë e nisi ‘fjalimin e ballkonit’, që tashmë është kthyer në një traditë, Presidenti i 12-të i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.

Erdoan tha se tani nuk ka më pengesa ndërmjet “Çankaya” (Presidencës) dhe popullit.

Erdoan dha sinjale edhe lidhur me periudhën e re. “Sot është dita për të harruar inatet”, tha presidenti i porsazgjedhur.

Presidenti i 12-të i Turqisë tha se në këto zgjedhje nuk ka asnjë të humbur.

“Asnjë individ në mesin e 77 milionëve nuk është humbës i këtyre zgjedhjeve”, tha Erdoan dhe vijoi: “Në mesin e popullit tonë nuk ka ndonjë që të jetë humbës i këtyre zgjedhjeve. Ka humbës, ka humbur statukuoja. Tutela ka pësuar sot humbjen më të madhe.
Politika e ndotur dhe vatrat e jashtme të presionit kanë nxjerrë patjetër një mësim të mirë nga këto zgjedhje”, theksoi Erdoan.

Gjatë fjalimit Erdoan dha lajmin e mirë se të plagosurit në Gazë do të vijnë në Turqi për kurim.

“Do të fillojmë me transferimin në Turqi të vëllezërve tanë të plagosur në Gazë. Me lejen e Allahut ata do ti mjekojmë e kurojmë në spitalet tona”, tha Erdoan.

Rexhep Tajip Erdoan falënderoi të gjithë ata që e përkrahën dhe e mbështetën gjatë fushatës zgjedhore.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme