Turqia gati të kurojë të plagosurit palestinezë

Ankaraja zyrtare po kryen një punë intensive për ti dhënë fund gjakderdhjes në Rripin e Gazës.

Turqia gati të kurojë të plagosurit palestinezë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu në njërën anë zhvillon një diplomaci të përshpejtuar me telefon, kurse në anën tjetër realizon takime të rëndësishme në Ankara.

Bëhet e ditur se Davutollu ka biseduar me Egjiptin dhe Izraelin për një korridor ndihmash humanitare.

Sipas lajmit të Agjencisë “Reuters”, bazuar në një reportazh realizuar me atë, Davutollu u shpreh se kanë biseduar me Kryetarin e Shtetit të Palestinës,Mahmud Abbas për kurimin e palestinezëve të plagosur në Turqi.

Ai u shpreh gjithashtu se në spitalet turke janë hapur vendet e përshtatshme për të kuruar pacientët me nevoja emergjente.

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutollu ka biseduar edhe me Egjiptin dhe Izraelin për të hapur një korridor humanitar.

"Nëse na lejohet ne do ti transportojmë të plagosurit me rrugë ajrore me anë të helikopterëve-ambulancë” mësohet të ketë thënë Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme