Turqia dënon sulmin e Izraelit kundër shkollës së OKB-së

Turqia dënon sulmin e Izraelit kundër shkollës së OKB-së

Turqia ka dënuar me forcë sulmin izraelit që mori në shënjestër një shkollë të Kombeve të Bashkuara në Gazë dhe që shkaktoi vdekjen e të paktën 10 palestinezëve.

Turqia pajtohet plotësisht me vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, i cili ka deklaruar se sulmi në fjalë përbën një vepër penale.

“Fatkeqësisht sulmi që është kryer kundër shkollës së Kombeve të Bashkuara, që ishte strehimi i vetëm i civilëve palestinezë nuk është i pari i këtij lloji. Përveç kësaj është e frikshme edhe marrja në shënjestër e shkollës në fjalë, pavarësisht njoftimit që u është bërë disa herë më parë autoriteteve izraelite mbi koordinatat e kompleksit”, thuhet në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Me këtë sulm dhe me të tjerë të kryer më parë kundër objekteve të OKB-së Izraeli ka nëpërkëmbur të gjitha normat dhe procedurat që kanë të bëjnë me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut, vijon komunikata.
Turqia i bën apel shoqërisë ndërkombëtare që të hedhë hapat e nevojshëm për të siguruar që Izraeli të japë llogari për sulmet paprecedente që është duke bërë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme