Paria e shtetit turk e priti Bajramin në Stamboll

Në ditën e parë të Bajramit të Ramazanit paria e shtetit turk ndodhet në Stamboll.

Paria e shtetit turk e priti Bajramin në Stamboll

Presidenti Abdullah Gyl namazin e Bajramit e fali në Xhaminë e Sulltanahmetit, ku hutbenë e bajramit e dëgjoi Kreu i Entit të Punëve Fetare të Turqisë (Diyanet) Mehmet Gërmez.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në dalje nga xhamia Abdullah Gyl tha: “Turqia po kalon një bajram të qetë, por kur shikon që vëllezërit tanë myslimanë nuk ndodhen sot në një klimë të qetë, madje krejtësisht e kundërta, ata përballen me vështirësi të mëdha, dhe vuajnë dhimbje të mëdha, sytë vazhdojnë të lotojnë ende, atëherë edhe nuk e ndjejmë të plotë këtë gazim e hare që sjell normalisht bajrami. Dua të them se vuajtjet dhe dhimbjet e vëllezërve tanë në Irak, në Siri, në Gazë e Palestinë i ndjejmë të gjitha përbrenda shpirtit tonë. Në emër të këtyre ditëve të bekuara përherë iu lutëm Krijuesit e të Plotfuqishmit që të sjellë qetësi, paqe dhe lehtësi për botën islame”.

Kurse Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan namazin e Bajramit e fali në xhaminë Fatih të Stambollit.

Në prononcimin që bëri për gazetarët në dalje të xhamisë Erdoan u ndal në çështjen e Gazës dhe tha: “Izraeli vazhdimisht është i lëkundur, nuk është i vendosur në qëndrimin që deklaron. Dhe ç’është e vërteta edhe Hamasi nuk u beson këtyre deklaratave. “Në fillim thoni, ejani të firmosim armëpushimin, pastaj armëpushimi shpallet. Por kur çfarë te shikosh Izraeli i vazhdon sulmet dhe operacionet nga toka sërish edhe pas shpalljes së armëpushimit”, nënvizoi Erdoan duke aluduar për politikën e paqëndrueshme të Tel-Avivit.

Ndërsa adresa e namazit të Bajramit për kandidatin për President Ekmeleddin Ihsanollu ishte xhami qëndrore në Yenikoy të Stambollit.

Kryetari i Partisë MHP, Devlet Bahçeli ardhjen e bajramit e priti në kryeqytet (Ankara).

Pasi fali namazin në xhaminë Gazi të Ankarasë Bahçeli u përshëndet me qytetarët dhe shkëmbeu me ata urimet e bajramit.

Më pas i shoqëruar edhe nga deputetë dhe anëtarë të partisë, Bahçelli vizitoi varrin e të ndjerit Alparslan Türkeş, ish-lideri i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) në Turqi.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme