Parlamenti turk dënon operacionin tokësor izraelit në Gazë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Xhemil Çiçek, deklaroi se e ka dënuar me forcë dhe mallkim operacionin tokësor të Izraelit në Gazë.

Parlamenti turk dënon operacionin tokësor izraelit në Gazë

“Kjo është një situatë krejtësisht e papranueshme. E dënoj me forcë dhe mallkim këtë operacion. Është koha që të gjithë t’i thonë ‘ndal’ kësaj padrejtësie. Armëpushimi duhet vendosur urgjentisht, pa qenë tepër vonë; kësaj çështjeje i duhet gjetur një zgjidhje pa u derdhur më shumë gjak”, thuhet në komunikatën me shkrim, që Xhemil Çiçek bëri menjëherë pas fillimit të operacionit tokësor.

Ai njoftoi gjithashtu se në lidhje me këtë çështje do t’u dërgojë letër organizatave ndërkombëtare dhe kryeparlamentarëve anembanë botës.

Izraelin e dënuan fuqishëm edhe nënkryetarët e grupeve parlamentare të 4 partive në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së, Akif Hamzaçebi, deklaroi se dënojnë të gjitha sulmet, që rezultojnë me vrasjen e popullatës civile.

“Deputetët e Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë dhe i gjithë populli turk është pranë popullit palestinez”, theksoi nënkryetari i grupit parlamentar të MHP-së, Oktaj Vurall.

Ndërsa Ahmet Ajdën, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë AK në pushtet, bëri të ditur se të gjitha grupet parlamentare të partive politike e dënojnë fuqishëm këtë mizori.

Operacionin tokësor dhe si pasojë masakrat e mundshme i dënoi me forcë edhe Idris Balukeni, në emër të grupit parlamentar të HDP-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme