TIKA ndihmon popullin e Gazës

TIKA para disa ditësh me urdhrin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan ka dërguar në Gazë 4 gjeneratorë për të vënë në punë pompat e ujit.

TIKA ndihmon popullin e Gazës

TIKA shtriu dorën e ndihmave popullit të Gazës.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, filloi me shpërndarjen e pakove me ndihma në ushqim familjeve të dëmtuara nga sulmet izraelite të filluara para 9 ditëve.

Muhamed Myrtexhe, përfaqësuesi i TIKA-s në Gazë në deklaratën e bërë ka thënë se TIKA do ti shpërndaj 15 mijë pako të ushqimit për 15 mijë familje.

Myrtexha tha se ndihmat në fjalë do ti shpërndahen familjeve dhe jetimëve në nevojë në bashkëpunim me Komitetin e Zekatit pranë Ministrisë së Fondacioneve.

Myrtexha gjithashtu tha se TIKA ka filluar me blerjen e ilaçeve dhe gjërave të tjera të nevojshme për ti ndihmuar spitalet dhe qendrat mjekësore në Gazë.

TIKA para disa ditësh me urdhrin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan ka dërguar në Gazë 4 gjeneratorë për të vënë në punë pompat e ujit të cilat ka qenë në objektivin e sulmeve izraelite.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme