Erdoan: Izraeli vepron me arrogancën e një shteti terrorist

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, reagoi sërish ndaj sulmeve të ushtrisë së Izraelit në Gazë, këtë herë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë AK në pushtet.

130350
Erdoan: Izraeli vepron me arrogancën e një shteti terrorist

“Njerëzimi dhe shumica e vendeve myslimane jo vetëm që qëndrojnë spektatorë ndaj brutalitetit izraelit në Gazë, por i kthejnë edhe shpinën. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë kauzën palestineze deri në vdekje”, deklaroi Erdoani në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.

Pasi vuri në pah se Tel-Avivi po bën terror, shefi qeverisë turke nënvizoi se Izraeli, me arrogancën e një shteti terrorist, po përhap vdekje tek myslimanët e Gazës në mënyrë të përsëritur çdo muaj ramazani.

Duke theksuar se përdorimi sërish i gjakut të fëmijëve të pafajshëm palestinezë në politikën e ndyrë të Lindjes së Mesme është krejtësisht i papranueshëm, Kryeministri Erdoan tha se shpreson në zbatimin e armëpushimit, që u vendos mëngjesin e sotëm nga Izraeli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme