Davutollu-Kerri, bisedë telefonike për situatën në Gazë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu, realizoi dje një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, teksa Ankaraja vazhdon t’i ndjekë me shqetësim të thellë dhe të reagojë fuqishëm ndaj sulmeve të Izraelit në Gazë.

Davutollu-Kerri, bisedë telefonike për situatën në Gazë

Kreu i diplomacisë turke i përcolli homologut amerikan shqetësimet e Turqisë.

Davutollu i shprehu sërish Kerrit reagimin e krijuar në Ankara nga sulmet izraelite në territoret palestineze.

Të dy liderët folën edhe për mënyrën sesi do të dërgohen ndihmat humanitare në këtë zonë.

Ministri Davutollu dhe sekretari Kerri vlerësuan gjithashtu zhvillimet politike në Irak dhe çështjen e Krimesë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme