Ihsanollu vazhdon me turet e prezantimeve

Pas kontakteve të tij në Bursa, Ekmeleddin Ihsanollu organizoi një konferencë për shtyp.

Ihsanollu vazhdon me turet e prezantimeve

Kandidati i përbashkët i partive opozitare për zgjedhjet presidenciale, Ekmeleddin Ihsanollu tha se pozita e presidentit të shtetit është garanca e unitetit dhe integritetit të kombit, ndërsa shtoi se kandidati që do të zgjidhet duhet ti përqafoj të gjithë.

Pas kontakteve të tij në Bursa, Ekmeleddin Ihsanollu organizoi një konferencë për shtyp.

“Personi që do ta zgjedhin nuk do të jetë kryeministër, nuk do të jetë kryetari i bashkisë, por do të jetë në krye të shtetit dhe president i republikës. Ai do të jetë garanca për unitetin dhe integritetin kombëtar dhe do ta përfaqësoj atë. Do të jetë vëzhguesi i zbatimit të kushtetutës. Ndërkaq detyra e katërt e tij do të jetë përshtatje e bashkëpunimit me të gjitha organet përkatëse shtetërore. Ai do të ketë edhe detyra tjera, por detyra themelore janë këto. Tani çfar duhet bërë në këtë drejtim. Duhet të përqafohet i tërë populli pa dallim duhet ti dilet për zot 76 milionë banorëve. Nuk bën që tani të mbahet një premtim e të lihet tjetri”, deklaroi Ihsanollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme