Ishler: Çdo anëtar i OBI të solidarizohet me Palestinën

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), organizuar në qytetin Xhide të Arabisë Saudite me agjendë zhvillimet e fundit në Gazë u bëri thirrje anëtarëve të Organizatës për t’u solidarizuar me Palestinën.

Ishler: Çdo anëtar i OBI të solidarizohet me Palestinën

Zëvendëskryeministri Emrullah Ishler në fjalën që mbajti në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, organizuar në qytetin Xhide të Arabisë Saudite me agjendë zhvillimet e fundit në Gazë ka dënuar sulmet kundër Palestinës, ndërsa u ka bërë thirrje anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që të qëndrojnë pranë Palestinës.

Ishler shprehu shqetësimin e thellë që ndjen për zhvillimet e hidhura që kanë ndodhur për shkak të operacioneve ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Gazë.

“Përballë qëndrimit të papajtueshëm dhe agresivitetit të Izraelit në procesin e paqes çdo anëtar i Organizatës duhet të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri kauzën e drejtë të popullit palestinez për të qenë një shtet i pavarur dhe sovran brenda kufijve të vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor”, u shpreh zëvendëskryeministri turk.

Palestinezët po “ndëshkohen kolektivisht” dhe si motiv për këtë parashtrohet vrasja e 3 kolonëve çifutë, nënvizoi Ishler.

Zëvendëskryeministri Ishler i bëri apel shoqërisë ndërkombëtare, në veçanti OKB-së, për të ndërhyrë me shpejtësi dhe të bëjnë paralajmërimet dhe japin këshillat e duhura për ndalimin e këtyre sulmeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme