Davutollu në Uzbekistan për të hapur një faqe të re

Davutollu pas 13 vjetësh viziton për herë të parë Uzbeskistanin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, me synim për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet e ftohura ndërmjet dy vendeve.

Davutollu në Uzbekistan për të hapur një faqe të re

Ndërmjet Turqisë dhe Uzbekistanit po realizohet bisedimet më kritike të kohëve të fundit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu ndodhet në Tashkent, kryeqytetin e Uzbeskistanit.

Gjatë qëndrimit në Tashkent shefi i diplomacisë turke do të takohet me Presidentin Islam Kerimov.

Të dyja palët e shikojnë këtë vizitë si “një pikënisje të re”.

Pasi vizita realizohet pas një pauze të gjatë në marrëdhëniet dypalëshe.

Për herë të parë pas 13 vjetëve një Ministër turk i Punëve të Jashtme viziton Uzbekistanin.

Fillimisht Davutollu pati një takim me homologun uzbek Abdulaziz Kamilov.

“Kjo është vizita që e kam pritur me më shumë mall ta realizoj që kur kam ardhur në detyrë”, u shpreh Davutollu dhe vijoi me këto fjalë: “Për sa kohë që Turqia me Uzbekistanin do të jenë të fuqishme, edhe Azia do të ketë stabilitet, ky është një mesazh drejtuar botës”.

Më vonë Davutollu do të pritet në takim nga Presidenti Islam Kerimov.

Qëllimi i vizitës është rindërtimi i klimës së besimit reciprok.

Bëhet e ditur se pauza e gjatë që ka karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe ka ardhur si pasojë e keqkuptimeve, ndërsa periudha e re synon zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kurse nesër Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu do të vizitojë qytetet historike Semerkand dhe Buhara të Uzbekistanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme