Turqia i kërkon Izraelit ndërprerjen e sulmeve kundër Gazës

“Ne i kërkojmë Izraelit të ndërpresë menjëherë sulmet kundër Gazës”, nënvizoi në një komunikatë Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Turqia i kërkon Izraelit ndërprerjen e sulmeve kundër Gazës

Turqia i kërkoi Izraelit të ndërpresë menjëherë sulmet kundër Rripit të Gazës pas një bombardimi të përgjakshëm në enklavën palestineze.

“Ne i kërkojmë Izraelit të ndërpresë menjëherë sulmet kundër Gazës”, nënvizoi në një komunikatë Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Ministria i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht Kombeve të Bashkuara të reagojnë dhe të paralajmërojnë shtetin hebre me qëllim që ai të braktisë politikën e dënimit kolektiv.

Të paktën 14 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sërë sulmesh, më të dhunshmet që prej muajit nëntor të vitit 2012.

Izraeli njoftoi fillimin e operacionit “Protective Edge”, një fushatë ushtarake që parashikon neutralizimin e hedhjes së raketave palestineze në jug të Izraelit dhe shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

Ministria turke e Punëve të Jashtme u kërkoi palëve përkatëse të nxirrnin mësime nga e kaluara dhe të silleshin me vetëpërmbajtje dhe qetësi për të mos përshkallëzuar dhunën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme