Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Davutollu konsultohet me Kerry për zhvillimet në Irak

Shefi i diplomacisë turke realizoi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, me të cilin shkëmbeu mendime mbi zhvillimet e fundit në Irak dhe punimet për krijimin e qeverisë

Davutollu konsultohet me Kerry për zhvillimet në Irak

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu vazhdon të ketë një diplomaci të ngjeshur telefonike lidhur me zhvillimet e fundit në Irak.

Shefi i diplomacisë turke realizoi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri.

Siç bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë së Jashtme në këtë bisedë janë shkëmbyer mendime në lidhje me zhvillimet në Irak dhe punimet që vazhdojnë lidhur me krijimin e qeverisë në këtë vend.

Ndërkaq Davutollu ka pritur në takim ish-kryeministrin e Irakut dhe liderin e Partisë Vataniyye, Ijad Allavi.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme