Trafik i ngjeshur diplomatik i Ministrit Davutollu

Ministri Davutollu dje pati biseda të ndara telefonike me liderin e udhëheqjes vendore kurde në Veri të Irakut, Mesut Barzani dhe kryetarin e Parlamentit të Irakut, Usame Nuxhejfi.

Trafik i ngjeshur diplomatik i Ministrit Davutollu

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu vazhdon me trafikun e ngjeshur të diplomacisë telefonike në lidhje me ngjarjet e jetuara në Irak.

Ministri Davutollu dje pati biseda të ndara telefonike me liderin e udhëheqjes vendore kurde në Veri të Irakut, Mesut Barzani dhe kryetarin e Parlamentit të Irakut, Usame Nuxhejfi.

Sipas informatave të marra nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme turke, Ministri Davutollu me Mesut Barzanin bisedoi në lidhje me vizitën e fundit në Turqi të Kryeministrit të Udhëheqjes Vendore Kurde në Veri të Irakut, Neçirvan Barzani si dhe me detajet e zhvillimeve të fundit në Irak.

Ndërkaq gjatë bisedës telefonike të zhvilluar mes Davutollus dhe Nuxhejfit u bisedua në lidhje me procesin pas zgjedhjeve dhe në lidhje me punimet për themelimin e parlamentit të ri brenda një kohe të shkurtë me qëllim të vazhdimit të procesit politik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme