Turqia hedh hapa të guximshëm për konsolidimin e paqes shoqërore

Në parlamentin turk është dërguar për miratim një projektligj i ri në kuadër të procesit që vazhdon për ti dhënë fund terrorit.

Turqia hedh hapa të guximshëm për konsolidimin e paqes shoqërore

Projektligji për “Dhënien Fund Terrorit dhe Fuqizimin e Integrimit Shoqëror”, i njohur ndryshe edhe si “ligji kornize i procesit të zgjidhjes”, përbëhet nga 6 pika.

Drafti i ligjit kornizë të procesit të zgjidhjes (së çështjes së terrorit) i ngarkon qeverisë një përgjegjësi të përgjithshme në lidhje me punimet që do të kryhen në kuadër të procesit të zgjidhjes në një të ardhme afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Kompetencën për të marrë vendime në lidhje me këtë proces e ka Këshilli i Ministrave.

Ndërsa koordinimin e veprimeve që do të ndërmerren në kuadër të procesit te zgjidhjes do ta realizojë Nënsekretaria e Rendit dhe e Sigurisë Publike.

Personat që do të caktohen me detyrë në këtë proces nuk do të kenë përgjegjësi juridike dhe penale.

Qëllimi i draftit ligjor është të sigurojë kthimin në shtëpi të pjesëtarëve të organizatës terroriste që kanë lënë armët dhe marrjen e masave të nevojshme për të siguruar integrimin e tyre me jetën shoqërore të vendit.

Zëvendëskryeministri Beshir Atallaj në një prononcim në lidhje me projektligjin tha se projektligji për “Dhënien Fund Terrorit dhe Fuqizimin e Integrimit Shoqëror” ka për qëllim integrimin shoqëror.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme