Turqia kyçet në zgjedhjet presidenciale

Turqia është kyçur e gjitha në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin gusht të këtij viti, kur për herë të parë kryetari i shtetit do të zgjidhet nga populli.

Turqia kyçet në zgjedhjet presidenciale

Ndërkohë që kandidati i partisë në pushtet AK nuk është bërë ende publik, kandidati i përbashkët i dy partive të rëndësishme të opozitës, Partia e Popullit Republikan (CHP) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Prof. Dr. Ekmelettin Ihsanollu ka bërë shumë bujë që tani.

Në lidhje me kandidaturën e Ihsanollusë në shtyp, në rrjetet sociale vazhdojnë të zënë vend një numër i madh komentesh dhe analizash pozitive e negative.

Pas publikimit të kandidaturës Ekmelettin Ihsaollu bëri këtë deklaratë: “Po jetojmë një proces historik, ku për herë të parë presidenti do të zgjidhet nga populli. Jam shumë i lumtur për unitetin në mirëkuptim ndërmjet partive politike me pikëpamje të ndryshme dhe për shfaqjen e një konsensusi të madh që përfshin të gjitha shtresat e shoqërisë për sa i takon kandidaturës për këtë post, i cili përfaqëson kombin tonë të shenjtë”.

Ihsanollu ka nisur edhe përgatitjet për fushatën zgjedhore.

Kandidati i përbashkët i dy partive më të mëdha të opozitës, Ekmelettin Ihsanollu sot paradite shkoi në Pallatin e Drejtësisë (Gjykatën) në lagjen Çağlayan të Stambollit për të marrë Certifikatën e Gjendjes Gjyqësore, e cila nevojitet për të filluar procedurat në lidhje me procesin zgjedhor.

Kryeministri Erdoan: “Mund të bëjmë surprizë”

Nga ana tjetër Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në kthim të vizitës në Francë, ku kishte shkuar në kuadër të një turneu evropian, në përgjigje të pyetjes “Në rast të ndryshimit të kandidatit të opozitës për president, do të ketë ndryshim të situatës tek partia juaj?” u përgjigj me këto fjalë:
“Edhe mundet, mund të bëjmë edhe ndonjë surprizë”.

Kandidati i partisë AK përcaktohet në fundjavë

Pritet që partia në pushtet AK brenda javës të kryejë një sërë takimesh dhe në fundjavë të deklarojë kandidatin e saj.

Kurse Partia e Popujve Demokratik (HDP) mbajti një kongres të jashtëzakonshëm, në të cilën u zgjodhën edhe bashkëkryetarët e partisë.

Selahattin Demirtash dhe Figen Jyksekda u zgjodhën si bashkëkryetarë të rinj të HDP-së, kurse kandidatin e saj për president pritet që kjo parti ta publikojë javën e ardhshme.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme