Luftimet në Libi ndikojnë negativisht në sektorin e energjisë

Ministri Taner Jëlldëz bëri të ditur se kanë marr vendim që të mos lejojnë shkuarjen në këtë vend të personelit të Kompanisë së Hidrokarbureve të Turqisë

Luftimet në Libi ndikojnë negativisht në sektorin e energjisë

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz bëri të ditur se thirrja e bërë qytetarëve turq për tu larguar nga vendi pas përpjekjeve për organizimin e grusht shtetit në Libi do të ndikojnë negativisht në investimet e bëra në sektorin e energjisë në rajon.

Ministri Taner Jëlldëz bëri të ditur se kanë marr vendim që të mos lejojnë shkuarjen në këtë vend të personelit të Kompanisë së Hidrokarbureve të Turqisë që punojnë në sondazhet e naftës në këtë zonë.

“Thirrjet e bëra në Libi do të ndikojnë negativisht në sektorin e energjisë, sepse në zonën Fizat të Libisë aktualisht kemi të hapura 6 puse ndërsa punimet në këto blloqe vazhdojnë ende. Posaçërisht vendosëm të ndërpresim punimet në këtë zonë për shkak të pasigurisë së krijuar nga destabililteti gjatë kësaj periudhe 1-vjeçare”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme