Davutollu pjesëmarrës në mbledhjen e OBI në Xhidde

Davutollu pjesëmarrës në mbledhjen e OBI në Xhidde

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) ndodhet në Xhidde për pjesëmarrje në mbledhjen e 41-të të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Mbledhja e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që numëron 57 anëtarë mbahet njëherë në vit ndërsa mbledhja e këtij viti organizohet në qytetin Xhidde të Arabisë Saudite.

Në mbledhjen në fjalë marrin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshjar Zebari dhe Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas.

Në mbledhje do të diskutohet për problemet e komuniteteve myslimane jo-anëtare të organizatës si tartarët turq myslimanë, palestinezë dhe në lidhje me zhvillimet në Irak dhe Siri.

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu, i cili përfaqëson Turqinë në këtë mbledhje, do të ketë edhe takime dypalëshe me homologët e tij të vendeve pjesëmarrëse.

Në mbledhje përveç zhvillimeve në Irak dhe Siri do të bisedohet edhe në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.

Pas takimeve Ministri Davutollu do të kthehet në vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme