Efkan Ala: Terrori, problem botëror në 100 vitet e ardhshme

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Efkan Ala, i cili shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare 4-ditore, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Instituti për Lindjen e Mesme.

Efkan Ala: Terrori, problem botëror në 100 vitet e ardhshme

Në konferencën me temë “Turqia”, organizuar në kryeqytetin Uashington të SHBA-ve, ministri Ala shpjegoi hapat e bëra nga Ankaraja zyrtare për demokratizimin e mëtejshëm të vendit.

Pasi vuri theksin mbi rëndësinë e lirisë së shtypit, Efkan Ala njoftoi se në këtë fushë do të ketë reforma të reja.

Më tej, ministri turk i Punëve të Brendshme u ndal edhe mbi zhvillimet e ditëve të fundit në Irak.

Duke vlerësuar aktet e organizatës së vetëquajtur Shteti Islamik në Irak dhe Damask (ISID), Ala nënvizoi se terrori do të jetë problemi më i rëndësishëm i botës përgjatë 100 viteve të ardhshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme