Arënç: Qeveria po bën të pamundurën për të rrëmbyerit në Irak

Zëvendëskryeministri Bylent Arënç në deklaratën që bëri për mediat pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me shtetasit turq që janë rrëmbyer në Irak tha se “patjetër që Turqia do ti shpëtojë shëndoshë e mirë shtetasit e saj”.

Arënç: Qeveria po bën të pamundurën për të rrëmbyerit në Irak

Zëvendëskryeministri Bylent Arënç në deklaratën që bëri për mediat pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me shtetasit turq që janë rrëmbyer në Irak tha se “patjetër që Turqia do ti shpëtojë shëndoshë e mirë shtetasit e saj”.

Mbledhja e qeverisë u mbajt të hënën në Selinë e Kryeministrisë nën drejtimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan dhe zgjati 3 orë e 40 minuta.

Deklaratat për shtyp pas mbledhjes së kabinetit i bëri Zëvendëskryeministri Bylent Arënç, i cili tha se “vazhdojnë bisedimet dhe përpjekjet për shpëtimin e shtetasve turq janë marrë dhe mbahen me forcë pas bastisjes së Konsullatës së Mosullit.

Në këtë apo atë formë ne jemi në kontakt si me shoferët, ashtu edhe me stafin e Konsullatës. Kemi lidhje që mund të marrim në çast informacione mbi gjendjen e tyre. Këto informacione janë korrekte, por për kthimin sa më parë të atyre në atdhe është e nevojshme që ndaj çështjes të tregohet një sensibilitet më i madh”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë.

Zëvendëskryeministri Bylent Arënç sqaroi se shumë personalitete, përfshi këtu edhe ish-ndihmëspresidentin e Irakut, Tarik el-Hashimi, po bëjnë të pamundur për të siguruar shpëtimin e shtetasve turq. Ende në këtë krahinë të Irakut jetojnë ose ndodhen atje për të punuar 100 mijë shtetas turq. Për momentin qeveria nuk mendon absolutisht për një evakuim të përgjithshëm të tyre, shtoi ai.

Por megjithëkëtë për ata që dëshirojnë të kthehen Ministria e Punëve të Jashtme vazhdimisht deklaron itineraret që duhen ndjekur për një udhëtim të sigurt me rrugë tokësore dhe ajrore, nënvizoi Arënç.

“Qeveria e Irakut nuk mundi ta ruajë konsullatën tonë duke lënë të pambrojtur edhe popullatën e Mosullit”, vijoi Arënç, ndërsa shtoi se çdo shtet është i detyruar që të mbrojë misionet e huaja dhe përfaqësuesit e këtyre misioneve rezidente në vendin e tij.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Arëçn tha se për Turkmenët që jetojnë në këtë zonë ndihmat humanitare janë dërguar përmes Agjencisë së Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave dhe së shpejti do të mbërrijnë tek personat në nevojë.

“Populli të jetë i qetë për këtë çështje. Me leje të Zotit të gjithë së bashku do të shikojmë brenda një kohe të shkurtër kthimin e këtyre qytetarëve në atdhe dhe përqafimin e tyre me të afërmit. (...) Në këtë apo atë mënyrë ne jemi në kontakt me shoferët dhe punonjësit e konsullatës tonë. Jemi në gjendje që në çdo moment të marrim informacione mbi gjendjen e tyre”, sqaroi Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bylent Arënç duke shtuar se “patjetër që Turqia do ti shpëtojë shëndoshë e mirë shtetasit e saj. Por nga kjo nuk duhet të dëmtojë marrëdhëniet me Irakun”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme