Ankaraja e filloi javën me një trafik të ngjeshur diplomatik

Ankaraja e filloi javën me një trafik të ngjeshur diplomatik

Ankara javën e filloi me një trafik të ngjeshur diplomatik.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Ministri Davutollu tha se “Zhvillimet e jetuara bëjnë që NATO-ja të zhvilloj një politikë më aktive rreth një koncepti të ri strategjik”.

“Hapat që duhen hedhur qoftë në lidhje me çështjen e Ukrainës, qoftë në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO, zhvillimet e jetuara në vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme, të cilat janë fqinje të vendeve anëtare të aleancës dhe që formojnë pellgun përreth NATO-s, bënë që NATO-ja të zhvilloj një politikë më aktive përreth një koncepti të ri strategjik”, u shpreh Ministri Davutollu.

Duke e bërë të ditur se gjatë takimit janë marr në shqyrtim zhvillimet e fundit në Siri dhe Irak, Davutollu falënderoi Sekretarin Rasmussen për solidaritetin e treguar në lidhje me diplomatët dhe qytetarët turq të rrëmbyer në Mosul.

Davutollu gjithashtu tha se NATO-ja është e ballafaquar me sfida të reja shumë serioze që shtrihen prej Detit Mesdhe e deri në Detin e Zi e Detin Baltik, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e samitit të NATO-s që do të organizohet në shtator në Uells.

Ai bëri të ditur se Turqia beson që NATO-ja ka një pozitë të rëndësishme të vendosjes dhe mbrojtjes së stabiletit.

Ndërkaq edhe Sekretari Rasmussen deklaroi se janë duke vëzhguar me shqetësim zhvillimet në Irak, ndërsa shtoi se dënojnë ashpër rrëmbimin e konsullit turk në Mosul.

Rasumssen bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar qoftë të diplomatëve qoftë të pjesëtarëve të forcave të sigurisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme