Turqia në ankth për shtetasit e rrëmbyer në Mosull
E gjithë Turqia është e përqendruar tek lajmet që do të vijnë nga Mosulli.
Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu gjatë të gjithë ditës së djeshme drejtoi dhe mori pjesë në mbledhje të ndryshme dhe i ka analizuar një për një lajmet që kanë ardhur nga Mosulli, pastaj informoi edhe partitë e opozitës.
Kurse deklarata e shumëpritur nga opinioni publik erdhi mbrëmë.
Davutollu e informoi opinionin publik mbi personelin e konsullatës dhe shoferët turq, të cilët janë rrëmbyer dhe mbahen në një vend të paditur.
“Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë dhe për momentin nuk ka asgjë negative”, sqaroi Davutollu, ndërsa konfirmoi lajmin se shtetasit turq ishin transferuar në një vend më të sigurt.
Lajme të ngjashme

Forcat e Armatosura Turke përgatiten për stërvitje të madhe dimërore
Sipas informacionit të marrë, Stërvitja Dimërore 2021 do të mbahet në Kars mes datave 1-12 shkurt.