Davutollu-Zebari, bisedë telefonike për situatën në Mosull

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutollu, realizoi mëngjesin e sotëm një bisedë telefonike me homologun e tij irakian, Hoshjar Zebari.

Davutollu-Zebari, bisedë telefonike për situatën në Mosull

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Ahmet Davutollu, i cili ndërpreu kontaktet e tij në Nju-Jork dhe u kthye në vend menjëherë pas bastisjes së Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Mosull të Irakut, realizoi mëngjesin e sotëm një bisedë telefonike me homologun e tij irakian, Hoshjar Zebari.

Në këtë bisedë të rëndësishme telefonike u morën në shqyrtim sulmet e organizatës terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Damaskut (ISID), situata në Mosull dhe hapat e bëra deri më tani nga udhëheqja qendrore e Bagdadit.

Përpara se të largohej nga Nju-Jorku, ministri Davutollu kishte biseduar në telefon edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Kerri.

Sakaq, Uashingtoni zyrtar e dënoi fuqishëm sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Mosull, duke e cilësuar atë si “akt i përbuzshëm”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme