TRT-ja mirëpret çdo ditë mysafirë të huaj

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Shahin priti në një takim të veçantë Ambasadorin e Greqisë në Ankara, Kyriakos Loukakis dhe delegacionin e gazetarëve të Etiopisë.

TRT-ja mirëpret çdo ditë mysafirë të huaj

Radio Televizioni Turk mirëpriti mysafirë të huaj.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Shahin priti në një takim të veçantë Ambasadorin e Greqisë në Ankara, Kyriakos Loukakis dhe delegacionin e gazetarëve e Etiopisë.

Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Shahin, në fillim priti Ambasadorin e Greqisë në Ankara, Kyriakos Loukakis.

Në takim Shahin e informoi ambasadorin grek për televizionin publik dhe telenovelat turke.

Drejtori Shahin u shpreh se disa programe të TRT-së mund ti ndajnë me Greqinë.

Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së, Ibrahim Shahin, priti në takim Ambasadorin dhe delegacionin e gazetarëve nga Etiopia dhe i informoi edhe ata në lidhje me TRT-në.

Ai tha se Institucioni i Radio Televizionit turk sot bën transmetime televizive në 15 kanale të ndryshme, transmetime radiofonike dhe në internet në 37 gjuhë të ndryshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme