Turqi-Iran, zhvillohet takimi 1. i Këshillit të Bashkëpunimit

Pas kontakteve me homologun turk, Abdullah Gyl, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, pati një takim edhe me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.

Turqi-Iran, zhvillohet takimi 1. i Këshillit të Bashkëpunimit

Ruhani dhe Erdoan u takuan fillimisht në një drekë pune.

Në vijim, mysafiri nga Teherani dhe kreu i ekzekutivit të Ankarasë realizuan një takim kokë më kokë. Më pas ata do të drejtojnë së bashku mbledhjen e parë të Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë Turqi-Iran.

Pika kryesore e bisedimeve do të jetë energjia; pasi nëpërmjet importit nga Irani, Turqia plotëson 20 për qind të nevojës vjetore për gaz natyror.

Sakaq, përpara takimit me Ruhanin, Kryeministri Erdoan pati një takim të shkurtër me disa ministra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme