Qershori, një muaj i ngjeshur për Erdoanin

Muaji qershor për Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan do të jetë tepër i ngjeshur.

Qershori, një muaj i ngjeshur për Erdoanin

Kryeministri Erdoan do të kërkojë mbështetje për kandidatin e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në zgjedhjet presidenciale. Kurse në ditët në vijim kreu i qeverisë së Ankarasë do të vizitojë Austrinë dhe Francën.

Partia AK kandidatin e saj për president do ta deklarojë në fund të muajit.

Dhe pikërisht para se të vijë kjo deklaratë Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan do të nisë një tur evropian.

Në datat 19-20 qershor Kryeministri Erdoan do të shkojë në Austri, kurse në datat 20-21 qershor do të realizojë një vizitë në Francë.

Pritet që Erdoan të shkojë edhe në Holandë dhe Belgjike, vende këto ku jeton një komunitet i madh emigrantësh.

Në këto vizita Kryeministri Erdoan do të kërkojë përkrahje për kandidatin e partisë AK në garën presidenciale të këtij viti.
Brenda muajit Kryeministri Erdoan do të kryejë vizita edhe në provinca të ndryshme të Turqisë.

Nga ana tjetër në fillim të javës së ardhshme Kryeministri Erdoan do të takohet në Ankara me presidentin iranian Ruhani.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme