Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia bëhet partnere e FAO

Turqia do të marrë përsipër rolin e liderit në Azinë Qendrore dhe Afrikë.

Turqia bëhet partnere e FAO

Ministri turk i Pyjeve dhe Punëve Ujore, Vejsel Erollu ka nënshkruar në Ankara një marrëveshje partneriteti me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë(FAO).

Sipas marrëveshjes së partneritetit Turqia do të kontribuojë me 10 milionë dollarë në shumë vende në emër të pylltarisë, të kontrollit erozionit dhe kontrollit të shkretëtirëzimit.

Me anë të kësaj marrëveshjeje Turqia do të ketë rolin e liderit në Azinë Qendrore dhe Afrikë.

Në deklaratat që bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes Ministri Erollu tha se marrëveshja në fjalë është e rëndësishme, pasi ajo i jep mundësi Turqisë që aktiviteti i saj në sektorin e pylltarisë të hapet drejt botës. “Turqia tashmë nuk është një vend që merr ndihma, por një vend që jep ndihma”, nënvizoi Erollu.

“Bashkëpunimi në fushën e pylltarisë me Republikat Turke, me vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme do të marrë një shtysë të re. Turqia do të ketë shansin që punimet, projektet që ka filluar në fushën e pylltarisë si dhe përvojën që ka fituar deri tani në këtë sektor ta transferojë në vendet mike, vëlla dhe fqinje”, u shpreh ministri turk i pyjeve.

Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Hoze Graziano Da Silva (Jose Graziano Da Silva) nga ana e tij tha se “FAO e pranon lidershipin e Turqisë në çështjen e pylltarisë. Në kuadër të këtyre programeve qëllimet tona përputhen plotësisht. Turqia ka bërë një luftë të madhe në lidhje me shkretëtirëzimin. Edhe ne si FAO jemi gati ta përkrahim Zotin Ministër”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme