Fillon në Bodrum Samiti i 4-t i Këshillit Turk

Samiti i 4-t i Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse filloi sot punimet nën mikpritjen e Turqisë. Pjesëmarrës në këtë takim të nivelit të lartë me temë "Bashkëpunimi Turistik", që organizohet në nënprefekturën Bodrum të provincës Mulla (Muğla), janë liderët e 5 vendeve.

Fillon në Bodrum Samiti i 4-t i Këshillit Turk

Lideri i parë, që shkoi në Bodrum, ishte Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës.

Menjëherë pas Alijevit, në këtë qytezë bregdetare turke mbërriti edhe Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.

Në sesionin e parë të samitit po zhvillohet mbledhja e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turkofone.

Gjatë mbledhjes, të pranishmëve do t'u drejtohen me nga një fjalim presidentët e Turqisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgizisë dhe Turkmenisë; respektivisht Abdullah Gyl, Ilham Alijev, Nursulltan Nazarbajev, Allmazbek Atambajev dhe Gurbanguli Berdimuhamedov.

Më pas, rezultatet e hapave të bëra në nivel ministror në lidhje me bashkëpunimin turistik do t'i paraqiten për shqyrtim Këshillit të Kryetarëve të Shteteve.

Kurse përfundimet e samitit do të vlerësohen në një konferencë shtypi, që do të organizohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Turk më datë 5 qershor.

Në kuadër të samitit do të realizohen gjithashtu aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme