Ministri Davtuollu takon Kryeparlamentarin irakian Osama Nuxhejf

81686
Ministri Davtuollu takon Kryeparlamentarin irakian Osama Nuxhejf

Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu pati një takim me Kryeparlamentarin irakian Osama Nuxhejfi.

Ministri i Jashtëm Davutollu dje në Ankara pati një takim me Kryetarin e Parlamentit të Irakut, Osama Nuxhejfi dhe kryetarin e Partisë Islamike të Irakut, Ajad Samarrai.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike, në takimin e mbajtur në rezidencën e Ministrisë së Jashtme që zgjati afërsisht 2 orë u bisedua në lidhje me politikën e brendshme të Irakut dhe në lidhje me punimet për formimin e qeverisë.

Gjatë takimit Davutollu nënvizoi se Turqia është pro ruajtjes së tërësisë territoriale të Irakut dhe vendosjes së stabilitetit në këtë vend.

Ndërkaq Kryeparlamentari Nuxhejfi pati një takim të ndarë edhe me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme