Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bota turke takohet në Bodrum për turizmin

Liderët e vendeve turqishtfolëse do të takohen në qytetin Bodrum të Turqisë. Presidenti Abdullah Gül, në Samitin e 4-t të Këshillit të Vendeve që Flasin Turqisht, do të mirëpresë presidentët e Turkmenistanit, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Kirgizisë.

Bota turke takohet në Bodrum për turizmin

“Turqizmi” është tema e Samitit të 4-t të Këshillit të Vendeve që Flasin Turqisht.

Për këtë arsye samiti organizohet në parajsën e turizmit në Turqi, në rrethin "Bodrum".

Samiti do të fillojë nesër dhe do të zgjasë 2 ditë.

Dita e parë do të veçohet për aktivitetet sociale, ndërsa në ditën e dytë do të shtrohen në tryezë çështje me peshë politike.

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambayev, përpara samitit po zhvillon takime në Ankara.

Atambayev, do të bashkëkryesojë me Kryeministrin Rexhep Tajjip Erdoan Mbledhjen e Tretë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Kirgizi.

Më pas lideri i Kirgizisë do të ketë një takim kokë më kokë me Presidentin Abdullah Gül.

Kurse Presidenti i Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov në samitin e vendeve turqisht-folëse do të marrë pjesë për herë të parë.

Gjatë takimeve që realizohen në kuadër të vizitës së Berdimuhamedovit bisedohet në lidhje me marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve simotra, për temat në rendin e përbashkët të ditës, gjithashtu shkëmben edhe opinionet në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Me rastin e kësaj vizite do të organizohen edhe mbledhja e komisionit të përzier ekonomik Turqi-Turkmeni si dhe Forumi i Biznesit Turko-Turkmen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme