Presidenti i Turkmenisë viziton Turqinë

Presidenti i Turkmenisë viziton Turqinë

Presidenti i Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov në përgjigje të ftesës së Presidentit Abdullah Gyl sot do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Ankara.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga zyra për informim e Presidencës, Presidenti i Turkmenisë, Berdimuhamedov do të zhvilloj një vizitë zyrtare dyditore në Ankara dhe kjo do të jetë vizita e 12-të reciproke në nivel të presidentëve mes dy vendeve të realizuara brenda 7 viteve të fundit.

Gjatë takimeve që do të realizohen në kuadër të vizitës do të bisedohet në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve vëlla e mike, për temat në rendin e përbashkët të ditës, gjithashtu do të shkëmbehen edhe opinionet në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Me rastin e kësaj vizite do të organizohen edhe mbledhja e komisionit ekonomik Turqi-Turkmeni dhe Forumi i Biznesit Turko-Turkmen.

Presidenti Berdimuhamedov pas përfundimit të takimeve zyrtare në Ankara do të kaloj në Bodrum ku do të marr pjesë në samitin e 4-të të Këshillit Turk që do të mbahet më datat 4-5 qershor.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se vizita e Berdimuhamedovit do të jap kontribut të rëndësishëm vizionit të forcimit të bashkëpunimit në çdo fushë mes dy popujve të cilat kanë marrëdhënie të posaçme mes tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme