Mblidhet Këshilli i Ministrave, në fokus terrori dhe ekonomia

Këshilli i Ministrave i Republikës së Turqisë u mblodh sot nën drejtimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan. Mbledhja e qeverisë ka në fokus procesin e zgjidhjes për t'i dhënë fund terrorit në vend dhe politikën monetare të Bankës Qendrore të Turqisë.

Mblidhet Këshilli i Ministrave, në fokus terrori dhe ekonomia

Pjesëmarrës në një emision televiziv pak ditë më parë, zv/kryeministri Beshir Atallaj kishte bërë me dije se Ankaraja zyrtare po punonte mbi një hartë rrugore të re në lidhje me procesin e zgjidhjes së problemit të terrorit.

Sakaq, ekonomia është një tjetër pikë e rëndësishme e agjendës së mbledhjes së kabinetit qeveritar turk.

E gjithë vëmendja është kthyer nga politika monetare e Bankës Qendrore të Turqisë dhe prezantimi, që autoritetet e saj do t'i bëjnë Këshillit të Ministrave për uljen e fundit të normës së interesit.

Ndërsa ministrja për Familjen dhe Politikat Sociale, Ajshenur Islam, do ta informojë qeverinë mbi punimet, që po realizohen në Soma pas ngjarjes tragjike në minierën e qymyrgurit të kësaj zonë.

Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë gjithashtu planin për ndërtimin e banesave për të afërmit e minatorëve.

Kurse pikat më rëndësishme të agjendës së mbledhjes së qeverisë për sa u takon zhvillimeve të jashtme janë marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian dhe situata në Siri e Ukrainë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme