Furtuna e Bardhë 2014

Dita e vëzhguesve të Stërvitjes Furtuna e Bardhë 2014-të në Turqi u zhvillua në det të hapur në Antalya me pjesëmarrjen e Shefit të Shtatmadhorisë turke Gjeneralarmate Nexhdet Ozel.

Furtuna e Bardhë 2014

Flota turke, për herë të parë në histori përdori të gjitha mjetet që zotëron, përveç fuzhnjës “Harpoon”.

Shefi i Shtatmadhorisë turke Gjeneralarmate Nexhdet Ozel u prit me ceremoni në fregatën “TCG SALİHREİS”.

Ndërkohë që “TCG SALİHREİS” ndahej nga porti, ekuipazhi i “TCG KEMALREİS” e përshëndeti Gjeneralarmate Nexhdet Ozel me të shtëna topi.
Ndërkaq stërvitja u ndoq edhe nga Komandantët e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore si dhe Xhandarmërisë.

Raketat “Hellfire” të hedhura nga helikopterët “Seahawk” goditën në shenjë predhat e lëshuara nga nëndetëset “TCG Saldıray” dhe “TCG Batıray”.

Në stërvitje u përdorën edhe prodhimet e kompanisë turke TAI.

Shefi i Shtatmadhorisë turke Gjeneralarmate Nexhdet Ozel në prononcim që bëri pas realizmit me sukses të qitjeve nënvizoi rëndësinë e zotërimit të Forcave Moderne dhe të Fuqishme detare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme